My site
Menuja kryesore


Our poll
Rate my site
Total of answers: 3

Login form

Search

Entries archive

Site friends

Tag Board

Welcome, Guest · RSS 2024-05-17, 5:18 AM

Main » 2011 » March » 18 » Kërkesa e socialistëve miratohet me shumicë votash
9:34 AM
Kërkesa e socialistëve miratohet me shumicë votash

Parlamenti shqiptar miratoi të enjten vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e tij. Kërkesa ishte paraqitur më parë nga Partia Socialiste, ndërkaq si rrallë herë, mori edhe shumicën e votave të deputetëve të Partisë Demokratike. Propozimi i socialistëve u miratua me 116 vota pro, 1 kundër dhe 4 abstenime.

Komisioni hetimor do të veprojë për një afat tre-mujor dhe do të ketë në përbërje të tij gjithsej 11 anëtarë. Mazhoranca qeverisëse do të ketë shumicën, ndërsa opozita do të ketë kryesimin e këtij komisioni.

Bazuar në argumentimin e kërkesës së depozituar nga PS, hetimi do të shtrihet në të gjithë veprimtarinë e parlamentit duke filluar që nga shërbimi për deputetët deri te votimi në seancat plenare.

"Hetimi i funksionimit të stafit ndihmës së Kuvendit, puna që ata kryejnë dhe shpërndarja e punës në komisione, zbatimi i kërkesave ligjore për respektimin e procedurave në shqyrtimin e projektligjeve, emërimet e Kuvendit në institucionet dhe entet në varësi të tij, si dhe hetimi i integritetit dhe eficiensës së sistemit të votimit elektronik të Kuvendit”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e depozituar nga socialistët. /Telegrafi/

Views: 650 | Added by: Elbasan | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Create a free website with uCoz