My site
Menuja kryesore


Our poll
Rate my site
Total of answers: 3

Login form

Search

Entries archive

Site friends

Tag Board

Welcome, Guest · RSS 2024-05-17, 7:55 AM

Main » 2011 » March » 8 » Kompania e rrallë me 1 burrë dhe 89 gra
6:47 PM
Kompania e rrallë me 1 burrë dhe 89 gra



Një e përditshme italiane, "Italia Oggi”, publikoi sot historinë e një kompanie të rrallë, në të cilën midis 90 punonjësve, 89 janë femra dhe vetëm drejtori është mashkull.

Rasti, i cili me shumë mundësi mund të jetë unik në botë, është regjistruar në qytetin e Bazelit, në Zvicër, ku ka edhe selinë kryesore kompania e MSC-së.

Ndonëse ka një total prej 50 mijë punëtorësh, që punojnë në flotën detare të kompanisë, në zyrën qëndrore, vetëm drejtori i madh është mashkull, ndërsa të gjithë punonjëset e tjera janë femra.

Gratë përcaktojnë rrugët nëpër të cilat transportohet pambuku, frutat, lënda drusore apo destinacionet e kryqëzorëve për pushime, plus të gjithë aktivitetin tjetër, financiar, ligjor dhe administrative të firmës.

Sipas drejtorit të përgjithshëm 60-vjeçar, ai ka punësuar vetëm personat që kanë paraqitur dosjet më të kualifikuara, por janë të shumtë ata që e kanë të vështirë t’a besojnë këtë.
Views: 634 | Added by: Elbasan | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Create a free website with uCoz