My site
Menuja kryesore


Our poll
Rate my site
Total of answers: 3

Login form

Search

Entries archive

Site friends

Tag Board

Welcome, Guest · RSS 2024-05-17, 7:35 AM

Main » 2011 » March » 18 » Zgjedhjet lokale, PD firmos me aleatët brenda tre ditëve
9:36 AM
Zgjedhjet lokale, PD firmos me aleatët brenda tre ditëve

Brenda tre ditësh Partia Demokratike do të mbyllë dhe më pas do të firmosë me aleatët marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet lokale të 8 majit. Burime zyrtare nga PD kanë deklaruar për Top Channel se ky koalicion do të jetë edhe më i madh sesa në zgjedhjet parlamentare, ku garuan së bashku me Partinë Demokratike edhe 15 parti të tjera.

Sipas këtyre burimeve, vendin kryesor të aleatëve demokratë e zë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka siguruar deri tani garimin me kandidatët e saj në zona të lira në të paktën 10 prej 66 bashkive të vendit.

Besohet se një kandidat i LSI-së do të garojë në disa prej këtyre bashkive që janë të nivelit të parë, si Elbasani, njëra nga bashkitë më të mëdha në vend, Lezha dhe Gjirokastra.

Bashkitë e tjera kryesore janë Pogradeci, Lushnja, Përmeti, Orikumi, Rrogozhina, Erseka dhe Corovoda, ku aleatët qeverisës kanë gjykuar se kandidatët e LSI-së janë më të fortë për t’u përballur me rivalët socialistë.

Ndërkohë, me afrimin e datës kur kandidatët duhet të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një tjetër vendim I rëndësishëm I demokratëve është kandidimi I Ardian Kollozit në bashkinë e Vlorës. Kollozi duhet të heqë dorë nga mandati i deputetit për të garuar në një nga bastionet më të forta të Partisë Socialiste.

Vendimi tjetër i rëndësishëm i Partisë Demokratike është se Himara do të dalë me kandidatin e saj, duke zgjedhur kështu në mënyrë përfundimtare të mos mbështesë Vasil Bollanon, i cili duket se këtë herë ka mbetur i vetmuar, pa mbështetjen politike të dy forcave më të mëdha politike.

Lidhur me bashkinë e Tiranës, demokratët kanë vendosur të shpallin zyrtarisht kandidaturën e Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha një javë përpara skadimit të afatit ligjor për regjistrimin e kandidatëve në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Mësohet se koha nuk është e rastësishme, pasi është menduar që shpallja e Lulzim Bashës si kandidat për bashkinë e Tiranës të bëhet më 22 mars, një ditë që për demokratët simbolizon fitoren në zgjedhje. /Telegrafi/

Views: 651 | Added by: Elbasan | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2024
Create a free website with uCoz