My site
Menuja kryesore


Our poll
Rate my site
Total of answers: 3

Login form

Search

Entries archive

Site friends

Tag Board

Welcome, Guest · RSS 2025-07-23, 7:58 PM

Main » 2011 » March » 7 » Gëzuar 7 Marsin, të dashur mësues!
12:52 PM
Gëzuar 7 Marsin, të dashur mësues!


Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqiptare. Në këtë ditë ne të gjithë së bashku kujtojmë mësuesit tanë të parë që na mësuan shkronjat shqipe, na mësuan se si ta duam dhe ta respektojmë atdheun. Na mësuan poezitë e bukura të autorëve tanë të mrekullueshëm që çdo fjalë e varg i saj të mbetet e të ngulitet thellë në mendjet tona.

Me aq dashuri e respekt janë sjellë me ne për të na mësuar e kritikuar me atë metodën e dashamirësisë kur ne bënim gabime. Mësimet e mësuesve tanë u bënë udhërrëfyes për rrugën tonë në të ardhmen. Ato mësime na ndjekin edhe kur të rritemi dhe të fillojmë jetën tonë të pavarur. Le t’ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mësuesve tanë.

Mësuesit shqiptarë në çdo kohë e në çdo cep të vendit, kanë qenë jo thjesht profesionistë të arsimit, por në radhë të parë ishin patriotë dhe njerëz të emancipuar, idealistë, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Çdonjëri nga ne ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i përulet me mirënjohje.

Pra çdo njeri pavarësisht se çfarë detyre ka sot, qoftë ky ministër apo politikan, biznesmen apo punëtor, ka qenë dikur nxënës, ka pasur përballë mësuesin, mësuesen që s’kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushët me dije, me kulturë dhe edukatë. Pra për të gjitha këto shumë faleminderit e edhe njëherë gëzuar festën tuaj mësimdhënës të respektuar./zeri/

Views: 507 | Added by: Elbasan | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *:
Copyright MyCorp © 2025
Create a free website with uCoz